E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kapet bosi i drogës El Chapo

Arrestohet serish ne Meksike, bosi me i kërkuar i drogës, Joaquin Guzman, i njohur si “El Chapo”. Prej 6 muajsh ai qëndronte i fshehur qe pas arratisjes nga një burg i sigurisë së lartë nëpërmjet nje tuneli te sofistikuar. Vete Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto,beri te ditur lajmin për kapjen e kreut te kartelit Sinaloa ne “Twitter” duke shkruar ”e kapem. Misioni u krye”. Bosi i drogës El Chapo është nje nga njerëzit me te pasur te botes. Nëpërmjet kartelit te tij Sinaloa ai ka trafikuar kokainë, heroinë dhe metamfetaminë drejt Shteteve të Bashkuara. Nëse nuk arratiset serish, Guzman mund të përballet me një ekstradimin te shpejtë në Shtetet e Bashkuara, ku ai kërkohet per trafik te lendeve narkotike dhe pastrim parash.

Vazhdo të lexosh

Reklamë