E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet autori i disa vjedhjeve në Tiranë (EMRI)

34-vjeçari Edison Canaj u arrestua këtë të premte nga Policia e Tiranës. Ai akuzohet për disa vjedhje të ndodhura më parë.

Reklamë

I riu u mbajt disa orë në vëzhgim dhe në orën 01.15 u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë një motomjet.

Ai ka qenë i dënuar më parë për veprat penale  “Vjedhja”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja me dhunë”, “Plagosja e lehte me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”.

Edison Canaj ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg” për vjedhje të kryer me dhunë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë