Subscribe

Policia e Tiranës ka sekuestruar një arsenal armësh zjarri në banesën e avokatit Endrit Demiri.

 

Policia sqaron se gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Pëllumbas të Tiranës, iu sekuestrua një arsenal armësh zjarri, granata, municion luftarak dhe jelek anti-plumb.

 

Armatimet u gjetën në bodrumin e banesës që sipas policisë dyshohet se do ta përdorte për kultivimin të narkotikëve.

 

Avokati Demiri  iu sekuestruan 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehra dhe një jelek antiplumb.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *