E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Kapet anija me kokainë në Itali

Mbi 500 kg kokaine e pastër janë sekuestruar gjate se martës ne Itali. Dy ngarkesa, nje ne Xhenoa e një ne Livorno, janë bllokuar nga forcat e rendit pas informacioneve te siguruara ne bashkëpunim me shërbimin sekrete.

 

Ngarkesa e pare është bllokuar ne Xhenoa, ku brenda nje anije me flamur te Tanzanisë, janë gjetur 300 kg kokaine, e cila vinte nga Amerika Latine. Anija kishte përshkuar disa vende përpara se te mbërrinte ne Itali,  ndërsa gjurmimi kishte filluar më 16 shkurt ne kuadër të hetimit ndërkombëtare për të luftuar trafikimin e drogës. Ngarkesa ishte paketuar në 20 çanta ne anijen “Dimitris C.

 

Reklamë

Por vetëm disa ore pas ketij bllokimi, 200 km ne jug te Genoas, nje tjetër anije e nisur nga Kili bllokohet nga Autoriteti Doganor te Livornos. Brenda nje kontenieri ku kishte materiale ndërtimi, u gjeten 200 kg kokaine. Pakot kishin sipër tyre fotografitë ndryshme, duke nisur qe nga orat, e deri tek logot e Bayer Munih. Metode kjo e njohur nga trafikantet, per te dalluar ngarkesat e çdo grupi porositës. Sipas autoriteteve italiane, droga kishte desitnacion final Spanjën dhe nëse do hidhej ne treg do te arrinte deri ne 45 milion euro. Pak jave me pare, nga porti i Livornos kaloi dhe kontenieri me 613 kg kokaine, i cili u bllokua ne Shqipëri.

 

Më shumë video

Reklamë