Kronikë
Kapet administratori i “Korabit”/ Fehmi Mziu, i dënuar me 13 vjet burg në Itali për prostitucion

Administratori i klubit të futbollit “Korabi” në Dibër, Fehmi Mziu, është arrestuar këtë të premte, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti nga Italia, me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe atë të organizatës kriminale.
Reklamë
51-vjeçari do të ekstradohet në Itali, ku ai është dënuar me 13 vite burg nga Gjykata e Apelit në Napoli.
Reklamë
Fehmi Mziu është një emër i njohur në futbollin shqiptar, pasi prej vitesh investonte për klubin e futbollit “Korabi”.
Ndërkohë në marsin e 2016, Fehmi Mziu u sulmua me thikë në Tiranë nga dy persona, por i shpëtoi sulmit pas ndërhyrjes së policisë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



