Një person ka rënë në pranga nga policia e Gjirokastrës pasi gjatë kontrollit në makinën e tij iu gjet 7.5 kg kanabis sativa. Operacioni antidrogë i koduar “Prita”, ka çuar në pranga 28 vjecarit, Nikolas Hamzai, nga Saranda. Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë pas informacioneve se një automjet tip “Citroen” transportonte lëndë narkotike. Për kërë arsye policia ngriti një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë – Progonat në vendin e quajtur Kryqëzimi i rrugës që shkon në fshatin Progonat.
Nga kontrolli i mjetit policia zbuloi se në pjesën poshtme të serdileve të para ishte përshtatur një hapësirë , brenda së cilës u gjetën 7 pako me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva të mbështjella me qese dhe me natriban. Sipas policisë 28 vjecari po e transportonte Lëndën narkotike në drejtim të Sarandës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *