Subscribe

Rikthehet trafiku i drogës me gomone nga Shqipëria drejt Italisë. Policia e Barit në bashkëpunim me atë shqiptare dhe të malit të zi sekuestroi 500 kg marihuane qe po transportohej me nje gomone rreth 100 km larg brigjeve italiane por pa mundur të kapë trafikantët. Sipas drejtorit te kufirit ne Policinë e Shtetit Genc Merepeza gomonia dyshohet se ka ardhur ne Shqipëri per te marre drogën, pasi nuk rezulton e regjistruar ne vendin tone. Me motovedetat e policisë pas tyre, skafistet u detyruan ta hidhnin drogën ne det. Ndjekja ka qene e veshtire per shkak te shpejtësisë me te cilen lëvizte gomonia dhe manovrave te rrezikshme te skafisteve. Pas ndjekjes nga Guardia di Financa, trafikantet ndryshuan kurs, duke iu drejtuar kufirit detar mes Shqipërisë dhe Malit te Zi. Afrimi pranë ketyre ujërave detyroi motovedetat te nderprisnin operacionin, cka e beri te pamundur arrestimin e trafikanteve. Sipas autoriteteve italiane, operacioni eshte zhvilluar diten e marte, pas pikasjes se gomones gjate patrullimeve te policisë nga ajri. Droga e sekuestruar do te kapte ne treg vlerën e 5 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *