E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet 26-vjeçarja që trafikonte emigrantë

Policia e Korçës kapi një shtetase, e cila transportonte dy emigrantë të paligjshëm nga Kapshtica drejt Tiranes dhe më pas drejt vendeve të BE.

 

Aksioni është finalizuar nga “Shqiponjat” dhe agjentë të trafikut në dalje të kryqëzimit të Podgories në afërsi të një pike karburanti.

 

Shoferja, një 26-vjeçare, u shoqërua në komisariat, si edhe janë marrë edhe klandestinët. Për të shmangur policinë drejtuesja e mjetit ka kaluar nga aksi rrugor Zamblak- Podgorie, rrugë të cilën e bëjnë shpesh ata që merren me trafik emigrantësh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë