E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapet 17 kg drogë në Fier, Shkodër dhe Gjirokastër

17 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar këtë të enjte në tre operacione nga policia e Fierit, Shkodrës dhe Gjirokastrës ndërkohë që në pranga kanë rënë 6 persona.
Në Fier janë sekuestruar 9 kilogram drogë, 3 kilogram në Gjirokastër dhe 5 kilogram në Shkodër.
Në Fier policia ka sekuestruar 9 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa ndërkohë që ka vënë në pranga 17-vjeçarin Xh.B i cili e mbante lëndën narkotike të fshehur në banesën e tij.
Ndërsa në Lushnje Mihal Dhanës, 23-vjeç, në vendin e quajtur “Plasmasi” në një pikë kontrolli të ngritur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Lushnje është ndaluar automjeti tip Nisan Mikra me targa LU 8486 B, i cili drejtohej nga J.Dh dhe pasagjer Mihal Dhana kishte fshehur 3 doza lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot 3 kilogram lëndë narkotike në një stan në fshatin Rehovë dhe ka vënë në pranga çobanin Nazmi Graçi, 54-vjeç
Gjatë kontrollit në stanin e tij efektivët blu kanë gjetur disa bimë të dyshuara narkotike në proces tharje, të cilat pas peshimit rezultuan me peshë totale 3 kg.
Ndërkohë, në Shkodër janë sekuestruar 5 kilogram lëndë narkotike dhe janë vënë në pranga dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Në pranga ka rënë Edmir Demiraj, 28-vjeç dhe Avni Kuçaj, 30-vjeç, gjithashtu është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e A.SH. 18-vjeç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë