Gjashtë persona u arrestuan ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni ndërkombëtar të shtrirë në 82 vende, mes tyre edhe Shqipëria. Sipas policisë gjatë operacionit të koduar OPSION 5 janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara nën standarde. Më konkretisht pas kontrollit të rreth 200 subjekteve tregtare ne Shqiperi u sekuestruan mbi 48 mijë litra verë, 3 mijë litra raki rrushi, 120 litra birrë, 934 litra pije alkoolike të forta, 203 litra pije energjike 2 mijë litra musht rrushi, 2640 kg kafe kokërr, 83 kg mjaltë si dhe 18 000 kokrra vezë të cilat tregtoheshin jashtë standardeve dhe të skaduara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *