E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Kronikë

Kapen tre të fortët në Fier me Audi A8 të blinduar dhe pistoleta

3 persona me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe armëmbajtjes pa leje u arrestuan në Fier në kuadër të operacionit të koduar “Çlirimi”

 

Reklamë

Në pranga ranë shtetasit:

 

•Sh. K., 33 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje;

•A. B., 35 vjeç, banues në Fier;

•R. L., 20 vjeç, banues në Fier;

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Çlirim, Fier, në mjetin e blinduar Audi A8, i cili drejtohej nga shtetasi R. L., poshtë sediljes së parë të pasagjerit, ku ishte ulur shtetasi Sh. K., u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip pistoletë dhe 2 krehëra me 24 fishekë.

 

Gjatë kontrollit personal, shtetasit R. L. iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë), që e kishte në çantën e dorës.

 

Gjithashtu, gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit A. B., u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).

 

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta, 2 krehëra me 24 fishekë, 2 mjetet prerëse dhe automjeti i blinduar Audi A8.

Vazhdo të lexosh

Reklamë