Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi dyshohet se janë anëtar të një sërë vjedhjesh.

 

Shtetasit e arrestuar janë M. A., 19 vjeç, M. B., 18 vjeç dhe  A. A., 19 vjeç, të tre banues në Vlorë.

 

Sipas policise, nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në qytet, dy prej të cilave janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht rastet e ndodhura në datat 15 dhe 25 nëntor 2019, që kanë të bëjnë me vjedhjen e dy banesave në lagjet “Partizani” dhe “15 Tetori”, në Vlorë, në të cilat janë vjedhur sende me vlerë deri në 90 000 lekë.

 

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *