Pas disa javësh hetime, një 19-vjeçar u arrestua nga policia e Pogradecit i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

 

I riu u kap në flagrancë ndërkohë që po ecte në këmbë në fshatin llëngë, ndërsa me vete kishte edhe një çantë të mbushur me armë dhe municion luftarak.

 

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën në çantën e 19-vjeçarit një armë gjahu, një pistoletë, 3 kapsollla detonatorë si edhe fishekë për pistoletën.

 

Armët dhe municioni u sekuestruan si prova materiale, ndërsa po hetohet për të zbuluar qëllimin pse i riu lëvizte i armatosur.

 

Edhe në Kurbin u prangos një 28-vjeçar për armëmbajtje pa leje, i dënuar më parë për të njëjtën akuzë.

 

Në momentin e arrestimit, i riu po udhëtonte me makinë dhe kur pa forcat e policisë, ai hodhi nga dritarja pistoletën me fishekë në të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *