Subscribe

I pamaskuar dhe i paarmatosur, ky është momenti kur një i ri hyn nga dritarja për të grabitur një banesë në Sarandë.

 

Ai u arrestua këtë të entje gjatë operacionit të koduar “Pushuesit” së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij.

 

Nazmi Liçi, 25 vjeç, Erion Bylykbashi, 30 vjeç, të dy me precedentë të mëprashëm penalë në fushën e vjedhjes, si dhe 22-vjeçari Ani Lici ishin kthyer në makthin e qytetarëve të Sarandës dhe Ksamilit.

 

Banda e tre skifterëve nga Elbasani grabiste kryesisht banesa të marra me qira nga turistë por dhe hotele. Nga hetimet rezulton se ata janë auotrë të dyshuar të 14 vjedhjeve. Grabitje këto të kryera gjatë periudhës korrik – shtator të këtij viti.

 

Tre të rinjtë hynin në banesa në momentin që turistët nuk ndodheshin aty dhe u merrnin sendet me vlerë, por dhe shuma parash që mund të gjenin në çanta.

 

Më pas ata largoheshin me një automjet tip BMË, në pronësi të Ani Licit, makinë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndaj tyre rëndon akuza e vjedhjes e kryer në bashkëpunim.

 

Grupi i grabitësve u zbulua pas hetimeve instensive të kryera nga policia e saradnës në bashkëpunim me atë të Elbasanit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *