E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapen me drogë, “Liqeni” vë në pranga 3 persona

Katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër po proceduhen në gjendje të lirë, pasi akuzohen për shitje të lënde narkotike.

 

Reklamë

Në kuadër të operacionit të koduar “Liqeni” është bërë i mundur ndalimi i D.Xh., 20 vjeç; R.V., 23 vjeç; D.B., 20 vjeç; K.L., 20 vjeç dhe është sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

 

Sipas policisë gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Forcat e Lëvizjes Operacionale të Rendit Publik në DVP-Korçë, ushtruan në lagjen nr.1, në mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin D.Xh., me të cilin këta shtetas po udhëtonin, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 525 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë