E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapen me 8 kg drogë, pranga dy shqiptarë në Igumenicë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi janë kapur me 8 kg marijuanë, në pikën kufitare Igumenicë.

 

Reklamë

Të ndaluarit janë shtetas shqiptare  22 dhe 31 vjeç, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. Arrestimi  i tyre është bërë para se të hipnin në një autobus të linjës, Igumenicë-Athinë.

 

Ndërkohë droga e gjetur ishte e ndarë në 4 pako me peshë 7 kg 990 gram, ndërsa policia sekuestroi edhe 2 celularë të shqiptarëve, të cilët mësohet se kishin kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë