E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapen me 46 kg marijuanë, pranga 2 shqiptarëve, një në kërkim

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke, pasi u kapën me 46 kg marijuanë.

 

Reklamë

Ndalimi i tyre është bërë në aksin rrugor Mavromat-Igumenicë është gjetur një automjet i braktisur, brenda të cilës u sekuestruan në cilësinë e provës material 21 pako marijuanë.

 

Sipas mediave greke, tre persona kishin deklaruar në polici vjedhjen e automjetit në fjalë, për të cilën thanë se e kishin marrë me qira. Mirëpo, kjo dëshmi ngjalli dyshime tek autoritetet fqinje. Pas hetimeve të kryera, rezultoi qe deklarata ishte false, pasi të arrestuarit merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.

 

Po ashtu, është shpallur në kërkim edhe një 32-vjeçar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë