Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe 32 kg lëndë narkotike e llojit kanabis është sekuestruar në Sarandë. pasi akuzohen

 

Në kuadër te operacionit “Forca e Ligjit”, efektivët ndalën një automjet “BMW X5” në lagjen Nr. 4 në Sarandë, ku konstatuan në bagazh një sasi narkotike të dyshuar hashashi me peshë 32 kg.

 

Sipas policisë mjeti drejtohej nga shtetasi E.K., 31-vjeçar i lindur dhe banues në Tepelenë, ndërsa policia iu vuri prangat edhe dy shtetasve të tjerë, të dyshuar si të implikuar dhe autorë përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje. Ata janë S.Ç., 27 vjeç nga Elbasani, me banim në Tepelenë, si dhe 25-vjeçari A.P. nga Tepelena, ky i fundit me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje.

 

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një Mercedes Benz dhe 5 aparatë celularë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *