Vendi
Kapen me 18 kg drogë, pranga dy shqiptarëve në Igumenicë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi u është sekuestruar 18 kg drogë e llojit marijuanë.
Reklamë
Informacionet paraprake bëjnë me dije se një 20 vjeçar dhe një femër 33 vjeçare janë ndaluar në në fshatin Sajadhe të Igumenicës, menjëherë sapo një automjet kishte kaluar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Ndërkohë sipas autoriteteve greke lënda narkotike ishte vendosur në një vend të improvizuar në pjesën e parakolpit të makinës dhe në pjesë të tjera.
Droga ishte e ndarë 35 pako me një peshë totale prej 18 kg 620 gram marijuanë, gjithashtu policia ka sekuestruar edhe një 1 laptop dhe 1 celular.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




