Subscribe

Ky është momenti kur policia e Shkodrës prangosi dy të rinj, pasi kishin kultivuar kanabis në 6 sera në fshatin Baks të Velipojës.

 

Uniformave blu iu desh ndërhyrja me varkë për të arrestuar Oraldo Jakun 33 vjeç dhe Luigj Shenjan 28 vjeç për shkak të terrenit ku serat ishin vendosur.

 

Nga zbulimi i tyre përmes dronëve u asgjësuan me djegie 270 bimë, ndërsa nga pamjet e shpërndara nga policia duket se të rinjtë janë kapur mat në momentin kur po u hiqnin plasmasin serave që bimët të ekspozoheshin në diell.

 

 

Gjithashtu policia e Lezhës kapi dhe shkatërroi në total 600 bimë Cannabis Sativa në tokë pyjore në dy fshatra.

 

Kjo është faza e dhjetë e operacionit, ndërsa në total deri tani janë asgjësuar 14.779 bimë narkotike, ku janë arrestuar 3 persona dhe është shpallur një tjetër në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *