E enjte, 17 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapen hajdutët e baterive të makinave në Tiranë

Ilustrim · Vizion Plus

Tre të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin bateritë e makinave në Tiranë.

 

Pasi u sinjalizua për rastet e vjedhjes, policia organizoi operacionin e koduar “Bateristi”, gjatë të cilit u vunë në pranga dy prej autorëve, A. M., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç.

 

Kurse autori i tretë, një 21-vjeçar me inicialet E. Rr., u shpall në kërkim. Ata kanë kryer gjashtë vjedhje, kryesisht në fillim të shtatorit.

 

Më datë 08.01.2021 kanë vjedhur 4 bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit B. A;

Më datë 21.05.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit karrotrec në pronësi të shtetasit D. A;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit A. O;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Q. Ll;

Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Sh. D;

Më datë 02.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit M. B.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 23 bateri makinash, si dhe automjetet e përdorura nga autorët për realizimin e vjedhjeve, një tip “Ford” dhe një tip “Smart”.

 

.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh