E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapen dy skafe në Vlorë

Në një kohë kur policia ka shtuar kontrollet dhe ka rritur masat për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, në Vlorë janë sekuestruar dy mjete lundruese, të cilat dyshohet se do përdoreshin për trafik të kanabisi. Dy skafet janë bllokuar mëngjesin e kësaj të premteje nga policia kufitare në Vlorë, në bashkëpunim me Guardia Di Finanza. Mjeti i parë u bllokua në zonën e petroliferës dhe dyshohet se ka ardhur nga Italia e drejtohej nga dy italianë, të cilët sapo kanë parë policinë kanë braktisur mjetin dhe janë larguar. Ndërsa i dyti u gjet në zonën e pyllit te Akërnisë dhe është në pronësi të dy shqiptareve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë