Vendi
Kapen dy shqiptarët e arratisur nga një burg i Greqisë

Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë që u arratisën në 1 janar 2019 nga burgu grek i Koridhalosë në Athinë.
Dy shtetasit Elvis dhe Leonard Pepa, janë arrestuar në një shtëpi në Mati Attiki, fshati turistik ku ndodhi zjarri i madh në muajin korrik të 2018.
Reklamë
Gjithashtu gjatë arrestimit të tyre shqiptarëve në banesë u është gjetur 1 kallashnikovë dhe dy pistoletë. Arrestohen edhe dy fqinjët që i ndihmuan ata të sistemoheshin në ktë zonë.
Ndërkohë shqiptarët vuanin dënimin për vjedhje në burgun e Koridhalosë, dhe u arratisën në 1 janar. Gjatë arratisjes dy shqiptarët përdorën një litar të formuar nga disa rripa çantash.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




