Subscribe

Nje kontroll rutine i nje automjeti nga Guardia di Financa italiane, ka çuar ne sekuestrimin e nje sasie rekord droge. Plot 93 kg heroine, qe ne treg do te kapnin shifrën e 18 milionë eurove, u zbuluan ne nje makine ku gjendeshin dy shtetas shqiptare. Mediat bene te ditur vetëm inicialet e trafikanteve, G.E 36 vjeç dhe M.A. 42 vjeç, te cilët përfunduan ne pranga. Droga ishte fshehur ne automjetin e tyre tip “Ford Kuga” me targa gjermane, e ndare ne 83 pako. Ngarkesa ishte vendosur poshtë sediljeve dhe ne pjesën e bagazhit te modifikuar dhe te mbyllur hermetikisht. Heroina e sekuestruar ne Brenero pranë kufirit me Austrine, kishte si destinacion tregun italian. Nuk jepen detaje se cila ishte origjina e drogës se siguruar nga shqiptaret. Gjate kontrollit te automjetit u sekuestruan edhe tre telefona celulare dhe disa karta. Sekuestrimi i sasisë se drogës, nder me te mëdhatë e zbuluara ne vend vjen nje dite pas operacionit te emërtuar “Maloku”, ku u godit nje organizate e trafikut te drogës. Ajo përbehej nga shtetas shqiptare dhe marokene. Policia e Verones arrestoi 4 persona, mes te cileve 28-vjeçarin Marjus Bishani. Lenda narkotike dorëzohej shpesh ne zona rurale dhe kjo është arsyeja qe operacioni mori emrin Maloku. Droga shpërndahej nga korrierë me biçikleta. Grupi transportonte kokaine, heroine dhe hashash nga Shqipëria dhe vendi afrikan me destinacion Italinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *