Strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Krujë në vijim të operacionit “Lokalizimi”  në fshatin Nikël, Krujë, kapën dy persona të shpallur në kërkim.

 

Shtetasit e arrestuar janë A. B. 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë dhe G. N. 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.

 

Pas hetimeve proaktive të kryera nga Policia e Pukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim dhe me shtetasin J. Gj. (i arrestuar 2 ditë më parë) dyshohen si  autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndodhur  në vitin 2018 në Fushë Arrëz , si dhe për  “Armëmbajtje pa leje”

 

Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *