E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kapen “djemtë e Vjosës”, braktisën 1 ton hashash

Vetëm pak orë pasi forcat e rendit gjeten të braktisura afro 1 ton hashash në grykederdhjen e Vjosës së bashku me dy gomone të braktisura, janë arrestuar dy nga autoret që dyshohet se janë posedues të drogës.

 

Nëpërmjet një njoftimi të dërguar për mediat u bë e ditur se nga operacioni “Vjosa” janë vënë në pranga autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike.

 

Reklamë

Arrestimi në flagrancë i shtetasve me iniciale A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç u falë punës hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit,  Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me  Prokurorinë për  Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan.

 

Nga tërësia e  hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet  se këta shtetas janë  poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në

 

 

Më shumë video

Reklamë