Subscribe

Shfrytëzimi i paligjshëm i inerteve të lumenjve është një problem në rritje. “Lumi Qan”, është quajtur operacioni policor, i cili prangosi 67-vjeçarin Gjon Kolaj, administratorin e një subjekti privat që në bashkëpunim gërmoi lumin Mat për të përfituar në mënyrë të paligjshme inerte.

 

Bashkë me të,  prangat e policisë i provuan edhe dy shoferët, ai i eskavatorit dhe ai i trajlerit që bëri transportin e inerteve, ndërsa policia sekuestroi 3 kamionë të mbushur me materiale ndërtimi dhe mjetin gërmues brenda në lum.

 

Policia njofton se në momentin e arrestimit administratori kundërshtoi forcat e policisë për të mos lejuar kontrollin.

 

Edhe gjatë së premtes, 5 persona përfunduan në burg për krime mjedisore, pasi ilegalisht gërryen lumin Buna në Shkodër, duke marrë inerte prej tij. Njëri prej të arrestuarve ishte përgjegjësi i firmës ndërtuese, ndërsa 4 personat e tjerë ishin punonjës që mjeteve që do të kryenin krimin ndaj lumit.

 

Policia e Shkodrës i kapi këta 5 persona në flagrancë duke mbushur në orët e para të mëngjesit kamionët, të cilët më pas përfunduan nën sekuestro së bashku me materialet që do të përdoreshin për ndërtim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *