E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kapen 7.2 kg në Spanjë, arrestohen 4 persona

Ilustrim · Vizion Plus

Autoritete spanjolle kanë sekuestruar 7.2 ton kokainë, ndërsa kanë vënë në pranga 4 persona.

 

Mediat spanjolle shkruajnë se kjo është sasia më e madhe  e kokainës e kapur në rajonin e Galicës.

 

”Agjentët zbuluan një sasi të madhe prej 7,2 tonë kokainë në një depozitë me peshk të ngrirë nga Amerika e Jugut. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur për një kohë të gjatë në rajonin e Galicisë në veriperëndim të Spanjës. Fillimisht ishte e paqartë nga cili vend i Amerikës së Jugut vinte kontejneri”, shkruan radiostacioni ”Cadena Ser”.

 

Sipas mediave iberike vlera e kokainës së kapur arrin në 500 milionë euro.

 

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, prodhimi vjetor i vlerësuar global i pluhurit të bardhë në vitin 2021 do të ishte rreth 2 300 tonë.

 

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh