Kronikë
Kapen 58 kg kanabis në Shkodër/ 4 persona përfundojnë në pranga

Policia e Shkodrës kapën 58 kg kanabis këtë të shtunë.
Forcat e policisë ndaluan një mjet të dyshuar se po transportonte lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit u gjet sasia e lartpërmendur.
Reklamë
Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit që drejtohej nga shtetasi H. A., u gjet 46 kg lëndë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë, u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike, rreth 12 kg.
Në pranga përfunduan shtetasit H. A., 35 vjeç, B. D., 26 vjeç, R. Gj., 20 vjeç dhe A. Z., 27 vjeç.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




