E diel, 27 Shtator 2026 Serial deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kapen 55.5 kg kanabis, pranga shoferit të kamionit në portin e Durrësit

Një 35 vjeçar është vënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi u janë sekuestruar 55.5 kilogramë kanabis.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën e kontrollit të  kamionëve, në mjetin tip Scania, me drejtues shtetasin M.P., shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë  konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 pako  me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa me peshë 55.5 kilogramë  e fshehur në vende të ndryshme.

 

Policia bëri arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit,  M.P., 35 vjeç dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin   R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë.

 

Më shumë video