E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapen 53 kg marijuanë në Greqi, pranga dy shqiptarëve

Dy shiqptarë kanë rënë në prangat e policisë greke nën akuzën e trafikimit të drogës.

 

Reklamë

Policia ka sekuestruar 53 kg marijuanë dhe ka arrestuar dy shqiptarë gjatë një operacioni në Artë. Operacioni u finalizua në Kompoti, Artë ku u ndalua një mjet dhe u arrestuan dy shqiptarë, një vajzë 21-vjeçare dhe shoferi 33 vjeç.

 

Ndërkohë me ndihmën e qenit të policisë, brenda në makinë në vende të improvizuara enkas, u gjetën dhe sekuestruan 52 pako me 53 kg 620 gram marijuanë. Pakot ishin të lidhura me litarë që ndihmonin në nxjerrjen e tyre jashtë mjetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë