E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapen 5 kg mariuhanë në Murriqan

Dy persona kanë rënë në prangat ne policisë se Shkodrës, pasi u kapën me 5.5 kilogram kanabis sativa. Të arrestuarit janë Ismet Shehaj, 37 vjeç dhe Gazmend Koçi, 26 vjeç. Arrestimi i tyre u bë në pikën kufitare të Murriqanit, teksa tentonin të kalonin drogën në anën tjetër të kufirit. Sipas policisë, droga ishte e ndarë në 10 pako të mbështjella me letër natriban dhe ishte e fshehur në pjesët anësore, poshtë dyerve të automjetit tip “Wolsvagen”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë