E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 42 minuta më parë
Bota

Kapen 5 kg heroinë në Bari

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptarësh, pasi iu gjetën dhe sekuestruan 5 kilogramë heroine. Droga u gjet në një automjet i cili kishte kaluar me traget për në ujërat italiane në portin e Barit.

 

Lënda narkotike, e cila ishte e fshehur në brendësi të katër gomave të makinës me të cilën po udhëtonin çifti shqiptar, u gjet pas një kontrolli rutinë. Policisë i linden dyshime për anomalinë që ishte shfaqur në gomat e makinës.

 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes e mundësinë për përfshirjen e personave të tjerë në rrjetin e trafikut te drogës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë