E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapen 5 kg heroinë e 10 kg kanabis

Specialistët e antidrogës ne Gjirokastër sekuestruan 5 kilogramë heroine dhe 10 kilogramë kanabis-sativa ne nje automjet i cili po transportonte drogën drejt qytetit te Përmetit. Gjate operacionit te koduar “Stafeta” u arrestua 30-vjeçari Ervis Canka. Ai u ndalua ne aksin rrugor Tepelene-Permet ne vendin e quajtur “Ura e Leklit”. Nga kontrolli i automjetit rezultoi se në pjesën e pasme kishte një hapësirë midis sediljes dhe bagazhit, brenda së cilës u gjeten 10 pako me heroinë me peshë 5 kilogram e 150 gram, si dhe 10 pako kanabis sativa me peshë 10 kilogram. Brenda në automjet u sekuestruan dhe 6 aparate celularë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë