42 kilogramë lëndë narkotike kanabis-sativa jane sekuestruar nga policia në dy operacione në Sarandë dhe Memaliaj, ndërsa 3 persona kanë rënë në pranga. Policia e Sarandës sekuestroi 32 kilogram mariuhane ndërsa u arrestuan dy transportuesit e ngarkesës. Hasim Kaja, 21-vjeç dhe Artan Proshka, 31-vjeç u kapen në pikën kufitare të Qafë-botes. Ne automjetin e tyre tip “SEAT” janë gjetur 31 pako. Lënda narkotike u zbulua fale nuhatjes se qenit antidroge ne pjesën e kroskotit. Ndërkohë në Memaliaj, policia sekuestroi 10 kilogram hashash, si dhe arrestoi poseduesin. Gëzim Rrapa 34-vjeç u ndalua në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës” pasi gjate kontrollit në automjetin tip “Renault”, u konstatua droga e fshehur në pjesën e bagazhit e futur në 3 thasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *