Subscribe

Guardia di Financa italiane, ne bashkëpunim me policinë dhe drejtorinë anti-terrorizëm kane sekuestruar ne portën e Xhenovas 37 ton droge, e pagëzuar me emrin “droga e luftëtarit”. Sipas autoriteteve behet fjale per 37.500.000 tableta “Captagon”, një përpirje mes amfetaminës dhe teofilines, e cila përdoret ne mase nga luftëtarët e ISIS në zonat e luftës në Lindjen e Mesme. Kjo lloj droge njihet dhe si terapie e dhimbjes dhe ndihmon në rritjen e rezistencës së trupit gjatë luftimeve. Ngarkesa e drogës u gjet në një nga 3 kontenierët e ardhur nga India dhe qe kishte si destinacion portin Misurata në Libi, fshehur mes produkteve te tjera, si stof sintetik e shampo flokesh. Sipas autoriteteve italiane, çdo tabletë shitet në tregun e zi rreth 2 euro copa, e kjo ngarkesë droge do të sillte një përfitim prej 75 milionë euro. Prokurori i Antiterrorizmit Federico Manotti deklaroi në konferencën për shtyp se “ka dyshime të forta se pas kësaj sasie droge fshihen mbështetës dhe anëtarë të shtetit islamik ISIS”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *