Kapen 27 klandestinë siriane, irakene e sudaneze, mes të cilëve edhe 12 fëmijë. Ata janë ndaluar ne aksin Korçe – Pogradec, ndërsa jane arrestuar edhe tre personat qe po i shoqëronin. Operacioni i koduar “Verdova” ka çuar ne pranga Leonard Jaçellarin 28 vjeç, Vasil Kuburjan 47 vjeç dhe Arsen Çekiçin 44 vjeç. Arrestimi u bë pranë vendit të quajtur “kryqëzimi i Vërdovës”. Sipas policisë, klandestinët vinin nga një kamp i qytetit të Selanikut dhe kishin kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër drejt tokës shqiptare. Tre të arrestuarit u kishin premtuar shtetasve të huaj se do t’i ndihmonin për të shkuar drejt vendeve të BE-së, duke kaluar nëpërmjet territorit shqiptar, kundrejt shumës prej 1200 eurosh për personat e rritur dhe 600 euro për fëmijët. 27 klandestinët janë transportuar drejt Qendrës Kombëtare pritëse për azilkërkuesit, në Babrru ne Tiranë. Ndërkohe policia sekuestroi 3 automjete, dy prej të cilave tip “ford”, nje automjeti tip mercedes-benz, si dhe 4 aparate celulare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *