E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 42 minuta më parë
Vendi

Kapen 25 kilogramë hashash

Policia e Kukësit sekuestroi 25 kilogramë kanabis ndërsa ne pranga ranë katër trafikantët, te cilët po transportonin drogën me dy automjete. Gjatë operacionit të koduar “Eklipsi” u arrestuan Jetmir Dega, Agron Çakrri, Sajmir Muça dhe Erlind Pali. Krahas tyre, nisi procedim penal në gjendje të lirë edhe për dy persona të tjerë, që dyshohet se kishin dijeni për trafikimin e hashashit. Të arrestuarit po lëviznin me dy automjete drejt Kukësit dhe në njërin prej tyre në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan 25 kg hashash.

Vazhdo të lexosh

Reklamë