Subscribe

Nga Esido Barkaj 

Një grup i strukturuar kriminal i drejtuar nga shqiptarë është goditur nga policia greke dhe DEA amerikane. Në disa kontejnerë me karkaleca deti janë gjetur më shumë se 210 kg kokainë, e cila e kishte origjinën nga vendet e Amerikës Latine.

Sipas autoriteteve greke, droga e cila nese do të hidhej në treg arrinte deri në 5 milionë euro. Siç duket edhe nga pamjet 180 pakot e kokainës kishin të vendosur sipër logo me kafkë dhe logon e Spartës, që sipas policisë ishin kode dhe sinjale për pronarin e ngarkesës.

Referuar mediave të vendit fqinj, droga pas portit të Pireut do të kalonte në Shqipëri. Dyshohet se një pjesë e kokainës do të shitej në Greqi, pjesa tjetër të traportohej në Shqipëri e më pas në disa vende të tjera të Europës.

Koka e këtij grupi tashmë i arrestuar dyshohet se është shqiptari Azdren Muharremi, i njohur edhe me dy emra të tjerë Jasona ose Andrea Mërkuri.

Ky i fundit është dënuar nga gjykata greke me 20 vite burg pasi u provua se ishte ai që në vitin 2017 kishte futur në Greqi mbi 630 mijë tableta xhihadiste, e cila përdorej nga luftetarët e shtetit islamik.

Muharremi ishte financuesi dhe kujdesej për transportin e lëndës narkotike. Në pranga ka rënë dhe shqiptari tjetër Marsel Stafaj, i cili kishte si rol që të merrte drogën nga porti në Pire.

Gjithashtu jane arrestuar edhe dy shtetas grekë që dyshohet si ishin përfshirë në këtë aktivitet kriminal. policia sekuestroi mbi 130 mijë euro, armë zjarri dhe municione luftarake./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *