Autoritetet spanjolle sekuestruan 2 ton kokainë, e cila po transportohej me një anije peshkimi në brigjet e Galicisë.

 

Ne mesin e kater te arrestuarve ishte edhe një shtetas shqiptar, i cili ishte kapiteni i anijes.

 

Organizator i transportit të ngarkesës së lëndës narkotike dyshohet të jetë pikerisht shqiptari i prangosur.

 

Mediat spanjolle raportojnë se kjo sasi e madhe narkotike, eshte ne vazhden e disa operacioneve antidroge te organizuara nga policia spanjolle ne brigjet e vendit ku jane sekuestruar sasi te medha kokaine,

 

Konkretisht, pak kohë më parë u kapën 9.5 ton kokainë e cila i përkiste nje klani mafioz nga Ballkani.

 

Sasia u raportua se vinte nga një anije tregtare e linjës së rregullt  e nisur nga Amerika e Jugut, raportojnë mediat spanjolle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *