Nuk ndalen emigrantet qe hyjne ne vendin tone nga Greqia permes pikes se kalimit kufitar te Kapshtices. Burime për Vizion Plus thone se  mbremjen e se premtes kane hyre ne token shqiptare edhe 19 shtetas te tjere per te cilet jane kryer te gjitha procedurat e nevojshme duke perfshire edhe ato mjekesore, ndersa jane karantinuar nen mbikqyrjen e policise ne hotelin “Covid 2” te ndodhur ne periferi te qytetit te Korces. Ne te njejtin hotel jane cuar mbremjen e kaluar edhe 10 shtetas shqiptare te tjere. Te  gjithe atyre do tu duhet te paguajne vete per shpenezimet e 14 diteve qe do te qendrojne te akomoduar ne kete hotel. Te njejtat burime thane se shtetasit shqiptare te cilet kane hyre ne vendin tone kane pasur pasaporta biometrike dhe u kishte perfunduar afati i qendrimit ne zonen Schengen, cka i detyroi te ktheheshin pas ne vendin e tyre. Prej disa ditesh ne qytetin e Korces jane akomoduar edhe 50 shtetas te tjere, nje pjese te se cileve shpenzimet e akomodimit do u paguhen nga Keshilli Kombetar i Diaspores, ndersa pjesa tjeter do te paguaje vete per akomodimin dhe ushqimin pergjate 14 diteve te karantines se detyruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *