E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapen 180 kg drogë në Durrës

180 kg mariuhanë janë sekuestruar këtë të enjte nga policia në portin e Durrësit, ndërsa është vënë në pranga një person. Altin Abdurramani, 28 vjeç, banues në Lushnje, u arrestua teksa po tentonte të kalonte ngarkesën me kamion përmes portit. Burime zyrtare nga policia, bëjnë të ditur se droga ishte fshehur në brendësi të serbatorëve të karburantit dhe ishte e ndarë në 165 pako. Edhe në Berat, një italian është arrestuar nga policia, pasi është kapur me një sasi heroine dhe kanabis. I arrestuari është Fabrizio Polidori, 46 vjeç, rezident në Berat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë