Policia e Gjirokastës ka vënë në pranga gjashtë persona, nën akuzën e kultivimit të drogës.

 

Informacionet bëjnë më dije se ndalimi i tyre është bëtë në kuadër të operacionit antikanabis të Policisë së Gjirokastrës që është zhvilluar mbrëmjen e së hënës.

 

Operacioni është shoqëruar  me kapjen e disa personave dhe sekuestrimin e u 150 kg kanabis në fshatin Vasjar të Tepelenës.

 

Të arrestuarit nga ky operacion janë, Ramiz Jahaj nga Vlora, Mikel Ziflaj nga Memaliaj, Leonidha Kociaj nga Mallakastra, Sefer Dukaj nga Vlor, Matjana Betaj nga Memaliaj dhe Ervin Saka nga Vlora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *