E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapen 12 refugjatë në Devoll, probleme shëndetësore nga rruga e gjatë

Vazhdon hyrja e refugjatëve të paligjshëm  sirianë nëpërmjet kufirit me Greqinë, por edhe kapja e ndalimi I tyre nga policia shqiptare dhe efektivat e Frontex.

Burime nga policia kufitare thanë se janë kapur ditën e mërkurë 12 klandestinë në zonën e Devollit. Sipas të dhënave, klandestinët u kapën në afërsi të fshatrave Trestenik dhe Vërnik.

Burimet shtuan se disa prej refugjatëve u konstatuan jo në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të motit të keq dhe udhëtimit të gjatë në këmbë.

Mes refugjatëve që kapi policia kishte gra dhe burra.

Të gjithë janë rikthyer në shtetin grek, ndërsa vijojnë aksionet në terren të policisë kufitare shqiptare dhe forcave të Frontex për të kapur klandestinët sirianë në zonën e Devollit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë