Një person ka përfunduar në pranga në Fier, pasi është kapur me një sasi drogë.
Nga finalizimi i operacionit të koduar “Bregasi”, policia arriti të arrestojë në flagrancë 64-vjeçarin, banues në Peshtan-Bregas të Fierit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën në oborrin e banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Ndaj 64-vjeçarit rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve.