Subscribe

Policia italiane ka zbuluar dhe sekuestruar një ton e gjysmë drogë te llojit hashash, dhe 10 kg kokaine, si dhe ka vënë në pranga 3 persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë pronarët e një fabrike e tjetri  drejtuesin e një kamioni.

 

Droga ishte e fshehur në një fabrikë çimentoje, dhe ishte e paketuar në 49 pako me peshe 30 kg secila, ndërsa kokaina ishte fshehur në shtratin e një kamioni.

 

Mediat italiane  shkruajnë se kjo konsiderohet ndër sasitë rekord të sekuestruara nga policia italiane. Vlera e drogës në tregun Italian kap shifrën e 8 milionë eurove.

 

Operacioni u finalizua mëngjesin e kësaj të shtune në Carini të Palermos. Tre shtetasit italiane të arrestuar nga Francesco Gallo, 48 vjeç, dhe vëllezërit Anthony dhe Salvatore Basile, 27 dhe 31 vjeç, të cilët mendohet se janë pronarët e fabrikës.

 

Autoritetet italiane gjithashtu po vijojnë hetimet për përfshirjen e personave të tjerë në trafikun e drogës, si dhe origjinën e saj. Sa i takon ngarkesës se hashashit autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë qe te ketë mbërritur nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *