Politikë
Kaosi në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e deputetit demokrat

Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e deputetit të opozitës pas kaosit të krijuar gjatë seancës plenare të së enjtes. Mësohet se është kërkuar përjashtimi i demokratit Flamur Noka.
Përjashtimet e radhës për thyerjen e rregullores së Kuvendit pritet të bëhen sipas ndryshimeve që kjo rregullore pësoi. Deputetët që prishin rendin dhe qetësinë përjashtohen nga punimet e Kuvendit me 30 deri në 60 ditë, në bazë të shkeljes.
Megjithatë, do të jetë Sekretariati i Rregullores që do të përcaktojë kohëzgjatjen e përjashtimit të deputetëve./vizionplus.tv/
Vazhdo të lexosh
Reklamë




