E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 14 minuta më parë
Sport

Kaos tek Interi, në listën e të pakënaqurve edhe Miranda, Vecino, Cagliardini, Candreva…

Rezultatet aspak të miraf në kampionat së fundmi, nuk janë problemi I vetëm në shtëpinë e Interit.

 

Disfata e fundit ndaj Torinos po shoqërohet edhe me disa krisje brenda skuadrës.

 

Reklamë

Cështja numër një e momentit është “Perisic”. Lojtari është i pakënaqur me mënyrën sesi është trajtuar nga Spalleti.

 

Për këtë arsye po shihet mundësia që kroati të largohet në këto moment të fundit të merkatos.

 

Arsenali vazhdon të këmbëngule por oferta e “topcinjve” nuk shihet si e kënaqshme nga zikaltrit.

 

Por ajo që shqetëson shumë mjedisin interist është fakti që lista e të pakënaqurve po shtohet dita ditës. Të tjerë lojtarë që duken se kanë probleme me trajnerin Spalleti janë Miranda, Cagliardini, Candreva  dhe Vecino.

 

E në këtë gjëndje që po kalon ekipi, ai që rrezikon më shumë se të gjithë është vetë trajneri. Mediat italiane madje kanë nxjerre në skenë edhe emrin e Contes si mundësi për të ardhmen.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë