Subscribe

Në një kohë kur kryeministri i qeverisë teknike në Maqedonia, Emil Dimitriev, është zotuar për organizimin e një procesi të drejtë dhe të ndershëm, përfaqësitë diplomatike në Shkup kanë bërë thirrje për zgjedhje demokratike, duke vënë theksin te kërkesat e opozitës. Përmes një reagimi Ambasada Britanike dhe ajo gjermane, njofton se duhet bërë shumë punë për sigurimin e zgjedhjeve të besueshme, sidomos sa i takon pastrimit të listave zgjedhore dhe mbulimin e balancuar mediatike. Është me rëndësi te thuhet në deklaratat e tyre që të gjitha partitë të binden se kanë shanse të barabarta në këtë proces. Më herët një thirrje të tillë bëri dhe zëdhënësja e komisionerit Han. Ndërkohë ky i fundit pritet të zhvillojë një tjetër vizitë në shkurt në Maqedonia, me qëllim bindjen e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje. Nga ana e saj, partia më e madhe opozitare, LSDM, ka njoftuar se do nuk do të hyjë në zgjedhjet e parakohshme të 24 prillit, pa pastrimin e listave zgjedhore, që ky subjekt e cilëson si një kusht të panegociueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *