E enjte, 24 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kaos, përplasje dhe molotov gjatë protestës, 10 policë të lënduar

TIRANË– 10 efektivë policie kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së sotme të zhvilluar nga opozita.

Protestuesit, të cilët u nisën nga selia e PD-së fillimisht u pozicionuan para kryeministrisë ku hodhën bomba molotov. Më pas ata vijuan rrugën drejt selisë së PS-së dhe ministrisë së Brendshme. Pasi hodhën molotovë në stacionet e urbaneve dhe kazanët e mbeturinave, ata u pozicionuan para bashkisë ku sërish hodhën molotovë.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia e Shtetit

Reklamë

Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta  ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë